Drenicaku hapi bastoren në shtëpi

14:24 | 25 October 2019

Drenicaku çeli bastore në shtëpi, Policia e kap “me presh në duar”.

Një qytetar i Drenasit çeli bastore në shtëpinë e tij, por Policia i ra në trag dhe e zuri duke punuar.

Ata dje bastisën shtëpinë e të dyshuarit, me ç’rast si prova materiale ia sekuestruan 13 shtëpiza kompjuteri, një lexues të tiketave të lojërave të fatit dhe lojëra të ndryshme.

Nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa lokali është mbyllur nga inspektorët komunalë

Sidoqoftë, ky rast i çuditshëm është i dyti, pasi në Gjakovë ishte zënë një qytetar i cili kishte hapur bastoren në ëmbëltore.

Ndryshe, para disa muajsh, Qeveria mori vendim për ndalimin e lojërave të fatit, pasi dy rasteve tragjike që ndodhën në ambiente të tilla

Komento: