Dreshaj: Hardinaj është mësuar me kërcënime, nuk e frikësojnë

21:38 | 18 December 2024
dreshaj:-hardinaj-eshte-mesuar-me-kercenime,-nuk-e-frikesojne

Gjatë ditës së sotme u raportua për një kërcënim që ka marrë kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, në një postim në Facebook.

Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj ka thënë se Haradinaj është mësuar me kërcënime para, gjatë dhe pas luftës dhe sipas tij nuk e frikësojnë atë.

Tutje, ai tha se kjo dukuri është e keqe dhe duhet të ndëshkohet.

“Ramushi është mësuar me qenë i kërcënuar para lufte, në luftë dhe mbas lufte. Ramushi nuk e ka sefte kërcënimin dhe nuk i merr fare këto se si i marrim ne të tjerët. Unë mendoj se si dukuri është e keqe dhe duhet të ndëshkohet… Problemi është tjetër, shteti duhet ta krye punën e vet…  Kjo duhet të ndëshkohet”, ka thënë ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Ndryshe, llogaria nga ku është kërcënuar Haradinaj mbante emrin “Shpat Sokoli”.

Komento: