Dreshaj: Kurti asnjëherë në asnjë formë nuk ka treguar respekt për Ibrahim Rugovën

15:08 | 22 November 2024
dreshaj:-kurti-asnjehere-ne-asnje-forme-nuk-ka-treguar-respekt-per-ibrahim-rugoven

Deputeti i Kuvendit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Shemsedin Dreshaj, ka thënë se personaliteti i Rugovës në të gjitha etapat ka qenë i fyer i urrejtur dhe pa asnjë nivel respekti intelektual e njerëzor nga ana e Kurtit.

Dreshaj ka thënë se Kurti asnjëherë në asnjë formë nuk ka treguar respekt për Ibrahim Rugovën.

“Albin Kurti, as në vitet e 90-ta, as pas luftës e as pas vdekjes së Presidentit Ibrahim Rugova kurrë me asnjë fjalë goje, kurrë me as një fjali të shkruar nuk ka treguar asnjë respekt, asnjë konsideratë dhe asnjë vlerësim pozitiv për të. Jo veç politika e Rugovës por edhe personaliteti i Rugovës në të gjitha etapat ka qenë i fyer i urrejtur dhe pa asnjë nivel respekti intelektual e njerëzor nga ana e Kurtit”, ka thënë Dreshaj.

Dreshaj ka shtuar se restaurimi i shtëpisë së Rugovës është tendencë e Kurtit që me para të taksapaguesve të Kosovës të mashtrojë elektoratin rugovistë.

“Restaurimi i shtëpisë së Rugovës nuk ka ndodhë për shkak të respektit ndaj Rugovës e bile bile nuk ka ndodhë as për shkak se është objekt i trashëgimisë kulturore. Restaurimi i shtëpisë së Rugovës është tendencë e Kurtit që me para të taksapaguesve të Kosovës të tentojë të mashtrojë elektoratin Rugovist, posaçërisht atë pjesë që u mashtrua nga Vjosa dhe në vitin 2021 e votuan Albinin duke menduar se Rugovizmi ka mbetur te Vjosa. E vërteta është se Rugovizmi kurrë s’ka jetu as te Vjosa as te Albini”, është shprehur Dreshaj.

Komento: