Dreshaj : Mos ndërtimi I shtëpive për të moshuarit  nuk është mashtrimi i  vetëm I Kurtit

11:08 | 07 Dhjetor 2024
dreshaj-:-mos-ndertimi-i-shtepive-per-te-moshuarit -nuk-eshte-mashtrimi-i- vetem-i-kurtit


Shemsedin Dreshaj, deputet nga rradhët e  AAK-së, ka theksuar se mos ndërtimi i shtëpive për të moshuarit nuk është mashtrimi i parë i Qeverisë Kurti gjatë katër viteve të pushtetit.

‘’ Mos ndërtimi I shtëpive nuk është mashtrimi I vetëm që e ka bërë Kurti këto katër vite në Kosovë’’, tha Dreshaj për FrontOnline.

Ai shtoi se, nëse për  katër vite  kjo qeveri nuk ka arritur të ndërtojë asnjë shtëpi për të moshuarit, mandati do të përfundojë pa e filluar asnjërën.

‘’ Nëse për katër vite nuk ka arritur ta ndërtojë asnjë shtëpi për të moshuarit unë mendoj që do ta kryej mandatin pa e filluar asnjërën’’, përfundoi Dreshaj.

Në Kosovë aktualisht operojnë 5 shtëpi të kujdesit për të moshurarit, përkatësisht në Prishtinë, Istog, Skenderaj ,Vushtrri si qëndrim ditor dhe në Graçanicë.

 

 

Komento: