Dreshaj në Komisionin për Shëndetësi: Problem është definimi i statusit të logopedëve

12:03 | 02 Prill 2024
dreshaj-ne-komisionin-per-shendetesi:-problem-eshte-definimi-i-statusit-te-logopedeve

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale të martën ka mbajtur takim me shoqatën e logopedëve, me Shoqatën e ergoterapistëve dhe me grupin e specialistëve të supervizionit për Psikologji Klinike dhe Psikoterapi.

Kryetarja e Komisionit, Fatmire Kollçaku- Mullhaxha, miratoi rendin e ditës, duke shtuar se temë diskutimi do të jenë arritjet, synimet problemet me të cilat ballafaqohen Shoqata e Logopedëve.

Blerta Krasniqi, Logopede nga Kolegji Heimerer, tha se kanë mungesë të ligjeve terapeutike.

“Nuk ekziston si term vetëm si bashkëpunëtorë, mungesa e protokollit për bashkëpunime tjera. Mungesa e ligjit për krijimin e odave, logopedi ka nevojë që licencimi me u bë nga oda e logopedëvë”, tha ajo.

“Rëndësia dhe përfshirja e logopedëve brenda. Qasja e intervenimit të hershëm, në sistemet e hershëm edukative janë të rëndësishme për Logopedëve”, tha ajo.

Lekë Gjurgjiali, nga Shoqata e Logopedëve tha se sfida më e madhe e tyre është mungesa e financimit, dhe shumica e logopedëve punojnë pa licencë.

“250 logopedë të diplomuar, 27 prej tyre kanë qenë të licencuar, një shifër alarmante ne vitin 2020 kanë qenë të punësuar vetëm dy logopedë tashmë më sa e di janë katër”, tha Gjurgjiali.

“Deri në vitin 2023 nuk ka qenë profesioni logoped brenda Odës. Një problem në kuader të MSh-së është se ajo nuk i licencon organizatat jo qeveritare. Ka mungesë të inspekcioneve, një shumicë e madhe e tyre punojnë pa licencë. Shërbimet që i ofrojmë janë pa pagesë, sfida më e madhe është mungesa e financimit”, shtoi ai.

Deputeti, Bekim Haxhiu shtroi pyetjen se në cilën shoqatë e shohin veten logopedët.

Gjurgjiali,  tha se e shohin të rëndësishëm një odë të veçantë.

Deputeti Haxhiu në replikë tha se është paksa e vështirë me 250 logopedë, me i bë si odë të veçantë.

Mirsad Shkreta, shtroi pyetjen se si me arrit me u sistemu si logopedë.

Gjurgjiali, tha se e kanë të nevojshme me arrit me u sistemu logopedia si fushë në institucionet publike.

“Kemi diskutu me organizatat e Evropës, këtu nuk ofrohen as programe, hapi i parë me u studiu logopedia në institucione publike dhe me kontribu në të ardhmen”, tha ai.

Ndërsa, deputeti Haxhi Avdyli, tha se prej 250 logopedë 4 të punësuar është një problem i madh.

“Futja e logopedëve në Ministrinë e Shëndetësisë është e rëndësishme. Ne si legjislacion duhet të krijojmë mekanizma për funksionim”, tha Avdyli.

Shemsedin Dreshaj, tha se duhet të shikojmë se ku të sistemohen logopedët në Ministrinë e Shëndetësisë apo në Ministrinë e Arsimit.

“Problem është definimi i statusit të logopedëve, tha Dreshaj.

Kurse, deputeti Zemaj, tha se do merren hapa konkret, do marrim propozime t’i adresojmë dhe të bëjmë punë konkrete për shoqatat, “pavarësisht përgjegjësive duhet të marrim një vendim”, tha Zemaj, transmeton EO.

Dajana Ollrigj,  përfaqësuese e shoqatës së ergoterapistëve, tha se jemi përpjekur për të reklamuar për ergoterapi është një profesion shkencor shëndetësor që fokusohet për të ndihmuar njerëz që kanë probleme me shëndetin mendor apo fizik, ne po fokusohemi në aktivitetet për kujdesin personal në shtëpi apo jashtë saj.  Ne po fokusohemi në përkushtim angazhim.

Ajo shtoi se ergoterapistët janë duke u larguar nga Kosova, për shkak të mungesës së mjeteve të punës, dhe aktivitetet e tyre i kryjnë në shtëpi private dhe nuk punojnë në institucione publike.

Kollçaku tha se dy shoqatat kanë nevojë për bashkëpunim me njëra tjertën

Erza Millaku përfaqësuese nga Insituti i Ergoterapisë, tha se ky profesion nuk ekziston fare në Kosovë kjo e pamundëson që ky profesion të nis punën në institucione qoftë private apo publike.

Një tjetër problem, që e parashtruan ishte edhe mungesa e një udhëzimi administrativ që ua pamundëson të fillojnë punën në ndonjë klinikë.

Gjithashtu u cek se, QKUK e referon tashmë këtë profesion tek fëmijët.

Drenusha Rugova, tha se ky profesion me intervenimin e hershëm do iu ndihmojë fëmijëve për një zhvillim më të mirë.

Komento: