Dreshaj për ndarjen e granteve nga Ministria e Bujqësisë: Lë dëshirë për hulumtime

03:08 | 21 November 2024
dreshaj-per-ndarjen-e-granteve-nga-ministria-e-bujqesise:-le-deshire-per-hulumtime

Zhvillimet e fundit në ndarjen e granteve nga Ministria e Bujqësisë shkaktuan dyshimet se disa prej tyre janë ndarë për familjarë të partisë në pushtet, raporton Gazeta10.

I tillë raportohet të jetë edhe rasti ku fitues granti doli të jetë vëllau i deputetes së VV-së, Fitore Pacollit.

Sipas deputetit të AAK-së, Shemsedin Dreshaj këto lënë hapsirën për hulumtime.

Dreshaj në emisionin “Raport” të Kanal10 tha de ato hetime duhet të sjellin rezultate përfundimtare.

“Nuk kam ndonjë informatë të saktë lidhur me këto procese. Nuk është mirë që familjarëve të i’u ndahen grante, por sido që të jetë proces hetimi, i cili duhet të ketë verdikt final”, tha Dreshaj.

E nëse fituesi dhe përzgjedhja ishin meritore, atëherë sipas tij është diçka tjetër.

“Kriteri i përzgjedhjes nëse është respktuar dhe e ka merituar grantin atëherë është diçka tjetër. Është një proces që ka nevojë për hetime”, shtoi ai.

Komento: