Dreshaj për premtimet e VV-së për shëndësi: Kjo Qeveri do të shkoj në shtëpi pa e realizuar premtimin

12:00 | 17 Qershor 2024
dreshaj-per-premtimet-e-vv-se-per-shendesi:-kjo-qeveri-do-te-shkoj-ne-shtepi-pa-e-realizuar-premtimin


Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, njëherit anëtar në Komisionin për Shëndetësi, thotë për Front Online se asnjëra nga premtimet e VV-së nuk janë diskutuar në komisionin ku ai është anëtar.

‘’Asnjëra nga këto nuk janë diskutuar në Komisionin për Shëndetësi’’

Sa i  përket premtimit të VV-së, se Kosova do të aplikoj për tu bërë anëtare e OBSH-së, Dreshaj thotë se për këtë ka parakushte dhe duhet të plotësohen kushtet e që më pas të anëtarësohet Kosova dhe të mos bëhet aplikimi pa qenë gati.

‘’Kosova duhet të i përgatis parakushtet për të qenë pjesë e OBSH-së, e mbështesim këtë proces, por duhet ti plotësojmë kushtet, në rrallë të parë politike e pastaj kushtet tjera, ne duhet punojmë në këtë drejtim, e kur të aplikojmë në OBSH të pranohemi e të mos mbesim në gjysmë’’, shprehet ai.

Ndërkaq premtimit për sigurimin shëndetësor, Dreshaj thotë se me gjasë do të mbetët për qeverinë e ardhshme.

‘’Sigurimet Shëndetësore është premtuar se do të vije, por që tri vite është zhaguar, por nuk ka ndodhë nivelizimi i pagës e as ardhja me u debatu në grupe profesionale, kështu që kjo qeveri do të shkoj dhe ky ligj do të mbetët për qeverinë e ardhshme’’ deklaron ai.

Dreshaj po ashtu thotë se premtimet e dhëna duhet mbajtur.

‘’Premtimi duhet mbajtur në politikë dhe Qeveria duhet jetë në shërbim të popullit dhe të mos lë obligim për qeverinë që vie’’, përfundon ai. /FrontOnline/

Komento: