Dreshaj: Qeveria aktuale mashtroi pensionistët, i shndërroi në lypsarë

14:45 | 26 Maj 2024
dreshaj:-qeveria-aktuale-mashtroi-pensionistet,-i-shnderroi-ne-lypsare

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj, ka thënë se pushteti aktual vazhdon të jetë qeverisja më anti-sociale dhe më e korruptuara.

Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Dreshaj shkroi se pensionistet janë lënë jashtë agjendës qeverisëse dhe janë shndërruar në lypsarë.

“Pensionistët, lëre më që janë jashtë agjendës qeverisëse, janë shndërruar në lypsar, por edhe lëmosha që ju jepet, nuk harmonizohet me koston e jetesës. Deputetët e AAK-së e mbështeten me votë marrëveshjen ndërkombëtare për rregullimin e skemave sociale në vend, përkundër premtimit nga mazhoranca, kjo nuk ndodhi”, shkroi Dreshaj.

Komento: