Besart Dreshaj, profesor universitar për ekonomi dhe kryetar i Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, ka kritikuar menaxhimin e buxhetit për investimet kapitale nga ana e Komunave.
Ai ka shprehur për “Front Online” shqetësim se mungesa e investimeve kapitale ka krijuar një situatë të pafavorshme për bizneset dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët.
“Buxheti i shpenzuar në investimet kapitale nga Komunat është jo i kënaqshëm, nuk është realizuar në shkallën e duhur dhe mungesa e investimeve kapitale e ka shndërruar në një situatë jo të mirë edhe për bizneset dhe mirëqenien qytetare”, thotë ai.
Dreshaj theksoi se krerët e komunave dhe qeveria nuk kanë arritur të realizojnë planet e tyre të investimeve, duke e kthyer planifikimin buxhetor në një instrument më shumë propagandë për fushata zgjedhore se sa një angazhim të vërtetë për zhvillimin ekonomik.
“Krerët e komunave dhe qeveria ato planifikimi nuk kanë ditur ta realizojnë por më shumë propagandë e fushatës zgjedhore. Krerët e komunave kanë ngritur shqetësim për nivelin qendror”, shprehet Dreshaj.
Shpenzimet kapitale në Komunat e Kosovës