Dreshaj: U prishëm me Amerikën, Evropën e me NATO-n, ku do të kërkojmë miq?

21:41 | 17 Qershor 2024
dreshaj:-u-prishem-me-ameriken,-evropen-e-me-nato-n,-ku-do-te-kerkojme-miq?

Izraeli ka qenë vendi i fundit që ka njohur Pavarësinë e Kosovës si marrëveshje që erdhi nga ujdia e Uashingtonit.

Për gati 4 vite kur diplomacia kosovare udhëhiqet nga Donika Gërvalla Schwarz, kaq janë bërë edhe nga njohja e fundit që ka marrë Kosova nga një shtet.

Deputeti, Shemsedin Dreshaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës për deklaratën e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, lidhur me rekomandimin e mundshëm për heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës, thotë se deklaratat që jepen para kohe, janë në dëm të vendit.

“Është mirë që njeriu të mos bëjë hop pa kapërcyer gardhin, mendoj që deklaratat e parakohshme jo vetëm që nuk i shërbejnë vendit, por i dëmtojnë edhe iniciativat nëse kanë qenë të mira për vendin, mendoj se deklarata e zotrit Bislimit ka qenë e ngutshme dhe fryti ka me qenë i dëmshëm, jo që nuk ka mbrri diçka të mirë, por nuk do të mbrrijë kurr diçka të mirë kjo,” ka thënë Dreshaj.

Teksa sa i përket sanksioneve, Dreshaj thotë se qeveria Kurti është emëruar për të zgjedhur porblemet e mëdha, por sipas tij ka dështim në segmentin ndërkombëtar dhe atë lokal.

“Situatë që ne kemi sjellë vetit me Bashkësinë Evropiane, në raport me sanksionet është vërtetë për t’u dhimbsur qytetari i Kosovës, për shkak se qeverisja aktuale me 51% është nominuar e emëruar për me zgjidh problem të mëdhaja, për me u dakordu me miqtë tanë me të cilët e kemi shpallë Pavarësinë dhe me i shty proceset e mëdha përpara, fatkeqësisht ne kemi dështim në segnmentin ndërkombëtar dhe lokal, në segmentin ndërkombëtar praktikisht nga qeverisja Hoti kur u bë pranimi nga ana e Izraelit për Kosovën ne nuk kemi asnjë njohje tjetër aq më pak ne kemi relicion në raport me marrëdhëniet ndërkombëtare,” tha Dreshaj.

Ndërsa “politikat e qeverisjeve”, sipas deputetit i pasojnë “të vegjlit”.

“Fërkimet dhe mosmarrëveshjet me politikëbërësit çdo herë rezultojnë me ndëshkimin e të voglit, asnjë shpi nuk mund të mbahet pa miq, e le më një shtet, miqtë tanë duhet ta pyesin vetën dhe së bashku me këtë qeveri ku i kemi, u prishëm me Amerikën u prishëm me Evropën, u prishëm me NATO-n, ku do të kërkojmë miq? Nga Rusia? Nga shtetet e Pavarura? Nga Afrika apo nga Serbia që po bëjnë dialogim? Kjo nuk është në rregull, është një politikë jo mirë e orientuar, pa qëllim të ofendimit të asnjë sektori politik uroj që të vetëdijesohemi sa më shpejt që ta orientojmë bigën andej ku duhet,” ka thënë Dreshaj

Komento: