Dreshaj: Vendi është në rrezik

15:08 | 15 October 2024
dreshaj:-vendi-eshte-ne-rrezik

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Shemsedin Dreshaj, ka kritikuar ashpër qeverinë aktuale në një fjalim “të zjarrtë” në Kuvendin e Kosovës. Ai paralajmëroi se vendi është në rrezik më të madh se kurrë që nga viti 1999, duke akuzuar qeverinë për cenimin e segmenteve më të ndjeshme të shtetësisë.

“Janë cenuar segmentet më të ndjeshme të shtetësisë dhe atë jo vetëm nga armiqtë që i dimë, por edhe nga brenda, nga Jugonostalgjikët,” deklaroi Dreshaj. Ai vazhdoi duke theksuar se pretendimet për të shkatërruar, përulur dhe ofenduar forcat e sigurisë së vendit nuk do të realizohen kurrë.

Politikani opozitar akuzoi qeverinë për moskrijimin e ushtrisë së rregullt dhe neglizhencën ndaj Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). “Nuk keni buxhet për bukën e ushtarit, por keni miliona për udhëtime jashtë vendit,” tha ai. Dreshaj gjithashtu kritikoi qeverinë për negociatat me Radojçiqin për çështjen e veteranëve dhe invalidëve të luftës së UÇK-së, si dhe për lejimin e hyrjes së mallrave serbe në Kosovë. Ai e përfundoi fjalimin e tij duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, duke e cilësuar atë si “aktin moral minimal” për t’i hapur rrugë procesit.

Komento: