“Dridhet” Ajaxi, Bayerni po ia merr yllin e madh

16:14 | 17 Maj 2019

Gjysmë-finalistët e Ligës së Kampionëve, Ajax kanë konfirmuar se Hakim Ziyech do të largohet nga klubi këtë verë, duke hapur derën për një lëvizje të mundshme në Premier Ligë ose Bundesliga.

Sipas një raporti nga The Mirror, Manchester United, Arsenali dhe Liverpooli janë të interesuar të gjithë në mesfushorin sulmues, por treshja mund të përballet me konkurrencë të fortë nga Bayern Munich dhe Borussia Dortmund, përcjell ORAinfo.

Raporti sugjeron se Bayern tashmë ka kontaktuar me përfaqësuesit e lojtarit./ORAinfo/

Komento: