Dridhët Barcelona, kjo përballje po e pret në fazën e grupeve

09:38 | 29 Gusht 2019

Sot pritet të hedhet shorti në Ligën e Kampionëve.

Barcelona ndodhet në vazon e parë në tërheqjen e shortit të Ligës së Kampionëve, por kjo nuk i garanton short të lehtë për fazën e grupeve.

Katalanët që konsiderohen favorit për sezonin 2019/2020, mund të jenë pjesë e një grupi shumë të vështirë.

Për skuadrën e Ernesto Valverde, grupi më i vështirë do të ishte me Tottenhamin, finalistin e sezonit të kaluar në Ligën e Kampionëve, Interin e Antonio Contes që është përforcuar dukshëm këtë sezon dhe RB Leipzigun e Gjermanisë.

Ky grup, shumë lehtë mund të shndërrohet në grupin më të vështirë.

Kujtojmë se edhe sezonin e kaluar kanë qenë në grup të njëjtë Barcelona, Tottenham dhe Inter.

Komento: