Philippe Coutinho, u largua nga Liverpooli në favor të një transferimi në Barcelonë në janar 2018, pasi ai synonte të fitonte trofe të mëdha me gjigandët katalanas.
Megjithatë, duket sikur koha e tij në klub mund të ketë arritur tashmë në fundin e saj, përcjell ORAinfo.
Manchester United dhe Chelsea kanë qenë të lidhur me Coutinho në muajt e fundit, por sipas Daily Mail, gjigantët PSG tani kanë hyrë në garën për yllin e Barcelonës.
Coutinho nuk do të vijë i lirë për këdo që e blen dhe PSG mund të duket si destinacioni më i mundshëm nëse braziliani duhet të largohet nga Barcelona./ORAinfo/