‘Dridhet’ Borussia Dortmund, Real Madrid ja merr yllin e madh

11:49 | 22 Dhjetor 2018

Jadon Sancho po vazhdon të shkëlqej të Borussia Dortmund.

Me paraqitjet e tij te Borussia Dortmund, Jadon Sancho është duke u bërë njëri nga sensacionet e futbollit evropian.

18-vjeçari erdhi nga akademia e Manchester Cityt dhe tani po shkëlqen me fanellën e Dortmundit në Bundesligë, kështu duke tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha evropiane, transmeton express.

Përveç Realit, për Sanchon interesim ka shfaqur Barcelona e Bayern Munichu.

Klubi mbretëror në kohën e fundit po tenton që të sjellë në “Bernabeu” lojtar të rinj, dhe së fundi i ka drejtuar sytë kah Sancho, i cili po kalon një kohë të mirë te klubi gjerman.

Në 24 paraqitje të tij në këtë stinor, Sancho ka realizuar shtatë gola dhe ka bërë 11 asistime në të gjitha garat.

Komento: