Sezonin e ri pritet ta nis me fanellë të re.
Philippe Coutinhon ka nisur besedimet me Chelsean, ndërsa transferimi I tij pritet të bëhet gjatë verës.
27 vjeçari brazilian, është pjesë e Barcelonës, por këtë sezon po e kalon në Bundesligë, te Bayern Munich, në formulën e huazimit.
Sipas Sport, bavarezët nuk janë të gatshëm të ushtrojnë të drejtën e tyre për të transferuar Coutinhon për 120 milionë euro.
Dhe gjithë këtë, dëshiron ta shfrytëzojë Chelsea, të cilët kanë kontaktuar agjentin e lojtarit, me të cilin ‘Blutë’ kanë një lidhje të fortë.
Chelsea për të nënshkruar me Coutinhon, i duhet të fitojë një garë të ashpër kundër skuadrave si Manchester United, Tottenham dhe Arsenal.