“Dridhet” bota e futbollit, Guardiola nënshkruan me gjiganti evropian

13:19 | 22 Maj 2019

Guardiola duket se do ta drejtojë Juventusin në sezonin e ri.

Pep Guardiola do të jetë trajneri i ri i Juventusit, madje është zbuluar edhe data e prezantimit të tij.

Lajmi bombë është zbuluar në orët e vona nga “Radio Sportiva”, duke theksuar se Guardiola ka arritur një marrëveshje me “Zonjën e Vjetër”. “Duhet të ishte dita vendimtare.

Ashtu ishte: Pep Guardiola do të jetë trajneri i ri i Juventusit. Kontrata do të jetë 4-vjeçare. Marrëveshje e kryer” ka shkruar gazetari Federico Gennarelli.

Për ta bërë edhe më konkret dhe për t’i dhënë më shumë jehonë ka menduar një tjetër gazetar italian Mirko Di Natale, i cili shkruan: Guardiola do të jetë trajneri i ardhshëm i Juventus për katër vitet e ardhshme. Prezantimi do të bëhet më 14 qershor”.

Në një tjetër postim ai raporton se spanjolli do të përfitojë 23 milionë euro në sezon, një shifër e frikshme që e bën trajnerin më të paguar në botë.

Mbetet të shihet nëse këto lajme do të konfirmohen, teksa mediat kryesor italiane kanë evidentuar se dje ka pasur një takim mes Paraticit dhe Guardiolës, por pa harruar as emra të tjerë si Pochettino apo Sarri.

Komento: