Dridhet bota e futbollit, Icardi në La Liga por jo të Real Madrid – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Dridhet bota e futbollit, Icardi në La Liga por jo të Real Madrid

11:50 | 16 Maj 2019

Gjigandët e Serie A Inter thuhet se do të shesin Mauro Icardi jashtë Italisë.

Raportet mes Icardi dhe Interit janë ftohur gjatë muajve të fundit, edhe përkundër bashkëshortes së tij Wanda Nara e cila ka thënë vazhdimisht se ai dëshiron të qëndrojë në San Siro, nerazzurët tashmë e kanë vënë lojtarin në treg.

Tuttosport deklaron se derisa Beppe Marotta më në fund ka marrë vendimin e shitjes së Icardi, klubi do ta shesë sulmuesin vetëm në një klub jashtë dhe jo te Juventusi, përcjell ORAinfo.

Kjo udhë e çon në Paris Saint-Germain dhe Atletico Madrid. Diego Simeone ka qenë i zhgënjyer me paraqitjet e Diego Kosta dhe është në kërkim të një slumuesi, tash edhe pas konfirmimit të Griezman se do të largohet nga Atletico.

Atletico është duke u bërë gati për një marrëveshje shkëmbimi mes Thomas Partey dhe Icardit.

Me parat që do t’i fitonte nga shitja e Icardit, Interi do të tentonte ta blente sulmuesin nga Fiorenita Federico Chiesa. /ORAinfo/

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!