Luka Modriç pritet të largohet nga Real Madrid gjatë verës.
Paris Saint Germain dhe Manchester City viteve të fundit kanë sunduar në tregun e transferimeve falë transferimeve të shumta dhe të shtrenjta.
Këto dy skuadra, pritet të lihen në hije, nga presidenti i ri i Neëcastle United, princi saudit Mohamed bin Salman,pasuria totale e të cilit vlerësohet rreth 5 miliardë dollarë.
Kanë mbetur vetëm detaje të vogla për të mbyllur marrëveshjen për blerjen e Neëcastle, ku do të fillojnë edhe investimet e tij.
Një numër i madh lojtarësh janë përmendur për transferim te Neëcastle, nga Philippe Coutinho deri të Kylian Mbappe.
Por, një emër tjetër që ka dalë në skenë së fundi, është edhe a i mesfushorit Luka Modric.
Kroati nuk është një lojtar i paprekshëm te Real Madrid më, dhe në sezonin e ri, reputacioni i tij do të ketë rënie edhe më të madhe, dhe rikthimi në Premierligë, në një projekt gjigant si ai i Neëcastle, mund ta tundojë lojtarin që t’i thotë po kësaj oferte.