Dridhet bota e futbollit, ky ekip po e kërkon Ramosin!

18:59 | 09 Nëntor 2020

Inter Miami po insiston për Ramosin.

David Beckhami po shpreson ta bindë Sergio Ramosin të transferohet në SHBA, te skuadra që ai e udhëheq, Inter Miami.

Mbrojtësi spanjoll nuk e ka vazhduar ende kontratën me Real Madridin dhe gjatë verës mund të largohet si futbollist i lirë.

Megjithatë, klubi mbretëror është duke përgatitur kontratën e re për Ramosin.

Beckhami thuhet se ka pasur një bisedë me Ramosin, dhe ka tentuar ta bindë të transferohet në SHBA.

Tek Inter Miami, Beckhami deri më tani ka transferuar futbollistë, si Gonzalo Higuain dhe Blasie Matuidi.

Komento: