Dridhet bota e futbollit, Lukaku ka kushtuar 321 milionë euro

12:44 | 10 Gusht 2021

Romelu Lukaku ka përfunduar transferimin te Chelsea nga Skuadra e Interit.

Belgu i ka kushtuar 120 milionë euro Kampionëve të Evropës.

Por Lukaku është shitur edhe disa herë të tjera me çmime jashtëzakonisht të larta.

Ai ka kompletuar pesë transferime duke u transferuar nga Anderlechti tek Cheslea për 12 milionë euro, ku më pas u transferua në Everton për 36 milionë dhe më pas tek Manchester United për 84 milionë.

Më pas 74 në Inter dhe 120 tek Cheslea, belgu i bën 321 milionë duke lënë prapa Neymarin me 310 milionë dhe Cristiano Ronaldon në vendin e tretë me 228 milionë euro.

Komento: