Dridhet bota e futbollit, Messi po i thotë ‘PO’ Juventusit

17:59 | 29 August 2020

Juventusi është serioz në garën për Messi.

Pasi L’Equipe, tani është gazeta spanjolle AS që po ashtu thotë se Juventus ka vënë kontakte me menaxherët e Lionel Messi dhe kjo skuadër është një opsion për të bashkë me Manchester City, PSG dhe Inter

Legjenda argjentinase ende është në një betejë ligjore me Barcelonën, pasi që edhe klubi edhe lojtari besojnë es kontrata është në favorin e tyre.

Barça insiston se klauzola e lirimit ka skaduar më 10 qershor, Messi këtë datë thjesht e ka shtyrë për në mes të gushtit, për shkak të shtyerjes se sezonit shkaku i koronavirusit.

Tani Marca citon Football Espana që Barcelona e ka prishur kontratën me firmën e avokatëve të saj Cuatrecasas, për shkak se ata duket se i kanë ndihmuar Messi dhe zyrës se tij ligjore për ta hartuar strategjinë e largimit nga klubi.

Nëse Messi arrin që të largohet nga Camp Nou si një lojtar i lirë, pastaj Juventus do të jetë një arrë e fortë për Manchester City, shkruajnë L’Equipe dhe AS.

Të dy këto gazeta në Francë dhe Spanjë janë të sigurta që Juve ka qenë në kontakt me zyrtarët e Messi dhe po e shohin situatën duke e bërë të qartë se ata synojnë ta marrin atë.

Kjo do të mundësonte që Messi të luajë krah Cristiano Ronaldo për herë të parë në karrierën e të dy futbollistëve, edhe pse do të shfaqej një problem i paevitueshëm se kush do të kishte pagë më të lartë.

Manchester City mbetet favorit duke ju falënderuar prezencës së Pep Guardiolës në ekip dhe fuqisë së tyre financiare, sidomos tani pasi që kanë fituar rastin në UEFA.

Interi ka mbetur edhe më pas, kjo edhe për shkak te Antonio Contes i cili nuk ka dëshirë të këtë dikë në skuadër si Messi, pasi që kështu do të detyrohet t’i ndërrojë taktikat e lojës.

PSG tashmë ka Neymar dhe do ta mirëpriste një ribashkim të tyre dhe në fund ta thyente tabunë për ta fituar Ligën e Kampionëve.

Komento: