“Dridhet” bota e futbollit, Neymar te Juventusi ?

12:39 | 17 Korrik 2019

Neymar mund të përfundojë në Seria A.

Tjetër pistë për Neymar Jr. Teksa të gjithë prisnin një ofensivë finale të Barcelonës ose Realit të Madridit, braziliani duket se ka marrë një ofertë vërtetë tunduese nga një tjetër skuadër e njohur Europiane.

Bëhet fjalë për Juventusin, me “Mundo Deportivo” që pohon se braziliani e shikon me sy të mirë një transferim te bardhezinjtë. Firmat me Cristiano Ronaldon dhe Matthijs de Ligt mund ta bindin 27 vjeçarin për tu transferuar në Torino.

Gjithsesi, për të bërë realitet një gjë të tillë, duhet një tjetër sforco financiare nga ana e kampionëve të Italisë, që kanë shpenzuar shumë në vitet e fundit.

Komento: