“Dridhet” bota e futbollit, trajneri i njohur pranon se vuan nga një sëmundje e rëndë

22:44 | 07 Prill 2019

Strategu i madh ka pranuar se po vuan nga sëmundje e rëndë.

Trajneri i Sevillas, Joaquín Caparros, ka tronditur botën e futbollit me deklaratën e tij të dhënë pas fitores në fushën e Valladolidit.

Ai tha se është i sëmurë me leukemi, por theksoi se nuk do të largohej nga futbolli.

“Unë falënderoj kompaninë që më qëndron pranë. I rrethuar nga presidenti Carmona dhe Drejtori Sportiv, Monchi nuk kam nevojë për trajtim. Kam një leukemi kronike që nuk më pengon të ushtroj profesionin tim.

” E kapa në kohë, kështu që po bëj jetë normale dhe unë duhet të falënderoj të gjithë lojtarët. Më pëlqen mundësia që Sevilla më dha. Dua që të gjithë të jenë të qetë. Dhe dua t’u them njerëzve që më duan, se unë do të luftoj deri në fund”-përfundoi Caparros.

Komento: