Alex Sandro ka rinovuar zyrtarisht kontratën e tij me Juventusin deri në vitin 2023.
Brazili ka qenë shumë i lidhur me një transferim në dy verat e fundit, me Chelsean, PSG-në dhe më pas Manchester United që thuhet se kanë qenë të interesuar, përcjell ORAinfo.
Mbrojtësi i majtë vendosi të qëndrojë në Torino, duke nënshkruar për zgjatjen e kontratës së tij që përfundonte në vitin 2020 deri në vitin 2023.
Vazhdimin e kontratës e ka bërë publike vet ‘Zonja e Vjetër’.
“Tifozët mund të jenë të sigurt për të pasur një lojtar i cili gjithmonë do të japë 100% për të fituar trofe”, thuhet në deklaratën e klubit.
Braziliani Alex Sandro ju bashkua Juventusit gjatë vitit 2015. /ORAinfo/