Dridhet Franca, PSG-së po i largohet ylli i madh

09:59 | 20 Maj 2019

Mbappe mund të largohet nga PSG.

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe ka hedhur të ardhmen e tij në klub në dyshim duke pretenduar se ka arritur atë që ai e sheh si një “pikë kthese” në karrierën e tij, përcjell ORAinfo.

Ylli 20-vjeçar francez sugjeroi se do të donte një rol më të madh përpara, ose në PSG ose ndoshta diku tjetër.
Dihet se Reali dhe shumë skuadra tjera të mëdha e duan yllin e ri francez./ORAinfo/

Komento: