Dridhët futbolli shqiptar, UEFA nis hetimet ndaj këtij ekipi për trukime

08:22 | 08 January 2019

Po vazhdojnë problemet për futbollin shqiptar.

Pas Skënderbeut që është i dënuar me 10 vite pezullim të pjesëmarrjes në aktivitetet europiane, UEFA ka përfshirë në hetim një tjetër skuadër.

Bëhet fjalë për Luftëtarin e Gjirokastrës, që mori pjesë këtë verë në eliminatoret e Europa Leagues, duke u eliminuar nga letonezët e Ventspils.

Qeveria europiane e futbollit, UEFA ka dërguar një letër në adresë të FSHF-së dhe të klubit të futbollit Luftëtari, ku njofton se këta të fundit janë nën hetim për trukim të ndeshjes.

Pikërisht për këtë arsye, ka mbetur i ngrirë edhe shpërblimi prej 240 mijë eurosh, që klubi gjirokastrit duhet të merrte nga UEFA, për pjesëmarrjen në Europa League.

Kujtojmë që Luftëtari humbi 5-0 në transfertë dhe barazoi 3-3 në ndeshjen e kthimit përballë Ventspils, ndërsa është pikërisht ndeshja e dytë, ajo ku janë hedhur hije trukimi./SS/

Komento: