Dridhet Inter, super ylli infektohet me koronavirus

17:42 | 21 Tetor 2020

Achraf Hakimi është lojtari i radhës tek Inter që është prekur nga COVID-19.

Inter përmes një komunikate në faqen zyrtare të klubit ka bërë të ditur se mbrojtësi maroken ka dalë pozitiv në COVID-19.

Kjo është mësuar pas testeve të zakonshme që bëhen para ndeshjeve, ku Inter sonte takohet me Borussia Monchengladbach në Ligën e Kampionëve.

Tek Inter së fundi ka pasur disa raste me COVID-19.

Ashley Young, Bastoni, Gargliadini janë lojtarët e prekur nga kjo sëmundje infektuese.

Komento: