Dridhet Juventus, gjiganti anglez ofron 130 milionë për Ronaldon

09:10 | 19 Prill 2019

E ardhmja e Cristiano Ronaldos te Juventus nuk është e sigurt.

Manchester United janë serioz në interesimin e transferimit të Cristiano Ronaldos, pas skualifikimit të Juventusit nga Liga e Kampionëve nga skuadra e Ajax.

Sipas “Don Balon”, Manchester United kanë biseduar tashmë me Jorge Mendes dhe janë të gatshëm ti ofrojnë Juventusit 130 milionë euro për yllin portugez.

Ndërsa raportet e fundit kanë shprehur se Juventus mund të mendojnë për shitjen e Ronaldos gjatë vitit të ardhshëm nëse nuk do të jenë në gjendje të arrijnë që të fitojnë Ligën e Kampionëve.

Komento: