“Dridhet” Juventus, ja kush po e rrëmben Emre Can

17:59 | 20 Shtator 2019

Atletico Madrid ka hyrë në garë për të firmosur mesfushorin e Juvetusit, Emre Can, raporton shtypi spanjoll.

Ylli gjerman u lidh me një largim në afatin e transferimit të përfunduar së fundmi, por në vend të kësaj zgjodhi të qëndrojë, përcjell ORAinfo.

Sidoqoftë, thashethemet për të ardhmen e 25-vjeçarit u intensifikuan pasi ai u largua nga skuadra e Juve në UEFA Champions League.

Sipas raportit të fundit, Atletico tani ka hyrë në garë për të nënshkruar ish-mesfushorin e Liverpool-it dhe ka të ngjarë të përballen me një konkurrencë të ashpër nga gjigantët francezë Paris Saint Germain (PSG)./ORAinfo/

Komento: