Dridhet Juventus, Ronaldo nis bisedimet me gjigantin evropian

18:21 | 03 Qershor 2021

PSG-ja nis bisedimet me Ronaldon.

Paris Saint-Germaini ka nisur bisedimet me Cristiano Ronaldon, të cilin po synon ta transferojë gjatë kësaj vere, ka raportuar të enjten “AS”.

Mësohet se PSG-ja ka disa ditë që edhe zyrtarisht po negocion me agjentin e Ronaldos, Jorge Mendesin dhe së shpejti pritet t’i bëjë ofertë Juventusit për yllin portugez.

Ekipi francez është i gatshëm që për Ronaldon të ofrojë kartonin e sulmuesit Mauro Icardi plus 30 milionë euro. Te Juventusi janë të gatshëm ta shesin Ronaldon, i cili ka edhe një vit kontratë me ekipin nga Serie A.

Ronaldo iu bashkua Juventusit në vitin 2018 nga Real Madridi dhe edicionin e fundit, realizoi 36 gola në të gjitha ndeshjet. Portugezi 36-vjeçar karrierë ka bërë edhe te Manchester Unitedi e Sportingu.

Komento: