Dridhet Juventusi, lëndohet Ronaldo

15:44 | 08 Nëntor 2020

Ronaldo është lënduar në takimin ndaj Lazios.

Edhe pse shënoi gol sot ndaj Lazios në barazimin në 1:1 në takimin e xhiros së Shtatë në La Liga, Ronaldo u lëndua.

Sulmuesi portugez u largua nga fusha në minutën e 76’të të takimit, për t’ia liruar vendin Dybala.

Ende nuk dihet shkalla e lëndimit të Ronaldos, por me shumë gjasë pritet t’i mungojë Juves në ndeshjen e radhës.

Komento: