Dridhet Juventusi, United po ia merr yllin e madh

16:52 | 12 Maj 2019

Joao Cancelo ka pasur një sezon interesant.

Pas përfundimit të gjysmës së dytë të sezonit 2017/18 në hua me Interin, Cancelo fitoi një transferim prej 42 milionë eurosh nga Valencia në Juventus.

Gjysma e parë e sezonit ishte fantastike për yllin e Portugalisë, duke kontribuar shkëlqyeshëm në lojën e bardhezinës dhe duke krijuar një emër të vërtetë për vete, përcjell ORAinfo.

Megjithatë, gjysma e dytë e sezonit ka qenë një çështje tjetër krejtësisht dhe një rënie e lehtë në formë ka bërë që mediat të spekulojnë se Cancelo mund të largohet nga klubi.

Sipas asaj që është raportuar nga La Gazzetta dello Sport, Manchester United po e ndjek mbrojtësin e Juventusit dhe Djajtë e Kuq janë të përgatitur për t’i ofruar mbrojtësit Matteo Darmian në një marrëveshje të shkëmbimit të pjesës për të nënshkruar atë./ORAinfo/

Komento: