“Dridhet” Kosova, ja sa gjatë do të mungojë Zeneli

21:25 | 08 Qershor 2019

Përfaqësuesja e Kosovës, ka marrë një lajm të hidhur.

Arbër Zeneli pritet të mbetet jashtë fushës së blertë për të paktën 9 muaj.

Anësori i Kombëtares së Kosovës, Arbër Zeneli, pësoi lëndim në gju në minutën e 31-të të ndeshjes së mbrëmshme në Podgoricë kundër Malit të Zi, që përfundoi me rezultat 1:1.

Ai u kthye menjëherë dje në Prishtinë, ku i bëri testet fillestare mjekësore, për t’u nisur për Francë, pasi dëmtimi ishte më serioz se që dukej.

Tani, burime të Gazetës Express kanë konfirmuar se lojtari do të mungojë të paktën 9 muaj, deri në mars të viti 2020.

Ai do të operohet në Francë, pasi është thirrur menjëherë nga klubi i tij, Stade de Reims.

Zeneli do t’i mungojë shumë Kombëtares së Kosovës, që do të luajë këto kualifikime pa një ndër më të mirët.

Kurse për ndeshjen kundër Bullgarisë, të hënën, përveç Zenelit, trajneri Bernard Challandes do të duhet ta vendosë formacionin e parë edhe pa Hekuran Shalën, Hekuran Kryeziun e Valon Berishën.

Të gjitha këta futbollistë kanë qenë të rregullt në formacionin e parë të Kosovës.

Komento: