Lazios siç duket do të i largohet ylli i skuadrës.
E ardhmja e Thomas Strakoshës duket se është e destinuar për të qënë larg Lazios.
Gardiani shqiptar ka zhvilluar një sezon fenomenal mes shtyllave të kryeqytetasve, duke ngjallur interesin e shumë skuadrave të njohura europiane. Interesin më të madh duket se e ka shfaqur Tottenham Hotspur dhe ky fakt e ka vënë në alarm klubin bardhekaltër.
Sipas asaj që raporton “Cittàceleste”, Lazio ka nisur punën dhe e ka identifikuar pasuesin e 24 vjeçarit. Duke iu referuar këtyre burimeve, Lazio ka shënjestruar talentin e portës së Fiorentinës, Alban Lafont, i cili besohet se është zgjedhja e parë e drejtorit sportiv të kryeqytetasve, Igli Tare për portën.
Talenti i kombëtares U-20 të Francës ka