FC Barcelona është në kërkim për të blerë një sulmues dhe shumë emra janë lidhur me kalimin te Barcelona.
Lautaro Martinez është dëshira kryesore e kataluansve, por edhe Sadio Mane ka qenë në listën e Ronald Koeman.
Por lajmet e fundit që vijnë nga Anglia raportojnë se trajneri holandez është duke kërkuar transferimin e Mohamed Salah.
Ylli egjiptian e nisi për mrekulli edicionin e ri në Ligën Premier, duke shënuar një hat-trick në fitoren e Liverpoolit 4-3 ndaj Leeds United.
Sipas asaj që ka raportuar Daily Express, Liverpooli mund ta humbas egjiptianin pasi ai është i tunduar të luaj së bashku me Lionel Messin.
Por problemi kryesor mbetet tek çmimi i lartë i yllit egjiptian dhe Barcelona është duke kaluar nëpër një krizë financiare.
Salah vlerësohet rreth 170 milionë euro, shumë që është tejet e lartë për skuadrën nga Camp Nou.
Gjithsesi mediat angleze raportojnë se kampioni i shumëfishtë i Spanjës do të tentojë gjatë ditëve në vijim të nënshkruajë me Salah, edhe pse një gjë e tillë duket shumë e vështirë.