Paul Pogba mund të largohet nga Manchester United gjatë kësaj vere.
Mathias Pogba ishte mysafir yll në programin El Chiringuito.
Vëllau i yllit francez ka paralajmëruar se mesfushori i Manchester United mund të largohet nga skuadra angleze në këtë afat kalimtar.
“Pogba dëshiron të lëvizë. Në ekipin ku ai është tani ai nuk mund të bëjë gjithçka. E gjithë skuadra është ndarë nga Mourinho dhe nuk ka atmosferë të mirë. Nuk është e pamundur që Florentino Perez të nënshkruar me vëllaun tim në këtë afat kalimtar. Manchester United nuk duhet të sigurohet që ai qëndron atje këtë verë” ka thënë vëllau i Pogbas.