“Dridhet” Milan, gjiganti gjerman po ia merr yllin e madh – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

“Dridhet” Milan, gjiganti gjerman po ia merr yllin e madh

14:54 | 13 Shkurt 2019

Borussia Dortmund ka bërë një ofertë zyrtare për të nënshkruar Allan Saint-Maximin, kanë thënë mediat italiane.

Gjigandët e Bundesligës, të cilët do të përballen me Tottenhamin në skuadrën e Champions League, kanë vendosur një ofertë prej 25 milionë eurosh për të nënshkruar lojtarin në fund të sezonit, përcjell ORAinfo.

Saint-Maximin është një objektiv afatgjatë i AC Milan dhe Leonardo po planifikon një udhëtim në Francë për t’u takuar me drejtuesit e Nice dhe për të mbyllur marrëveshjen me ta.

Megjithatë, oferta e Borusia Dortmundit nuk është shumë larg nga kërkesat e Nicës që duan të shesin lojtarin me një tarifë prej së paku 30 milionë eurosh./ORAinfo/

Komento: