“Dridhet Milan”, gjiganti i madh ofron 100 milionë për Savic

14:25 | 03 Mars 2019

Paris Saint-Germain thuhet se po përgatit një ofertë 100 milion euro për mesfushorin e Lazios, Sergej Milinkoviç-Saviç.

Sipas Calciomercato.com dhe Le10Sport, Serbi shihet si një zëvendësim të përshtatshëm për Adrien Rabiot, i cili ka refuzuar të nënshkruajë një kontratë të re dhe do të largohet si agjent i lirë këtë verë përcjell ORAinfo.

PSG ishte lidhur gjithashtu me Milinkovic-Savic sezonin e kaluar, por në atë kohë çmimi i kërkuar ishte 150 milion euro, derisa për të ishte i interesuar edhe Milan../ORAinfo/

Komento: