“Dridhet” Milan, ia marrin yllin madh

23:12 | 16 Korrik 2019

Më në fund, Roma duket se po mbyllet në një marrëveshje për mesfushorin e Fiorentinës, Jordan Veretout.

Sky Sport Italia pretendon se agjenti i Veretout, Mario Giuffredi u takua me zyrtarët romë të martën pasdite me qëllim të arritjes së një marrëveshjeje, përcjell ORAinfo.

Viola ka kërkuar 25 milionë euro për francezin, por, sipas gazetës, ata mund të marrin rreth 20 milionë euro nga Lupi.

Milan gjithashtu ishte i lidhur me 26-vjeçarin, por ata deri më tani kanë qenë të përgatitur vetëm për të ofruar para cash plus Lucas Biglia, i cili nuk intereson ekipit toskan./ORAinfo/

Komento: