
Zlatan Ibrahimovic nuk po mund të jetë në formë shkaku i lëndimeve.
Sipas “Gazzetta dello Sport”, gjendja e gjurit të Zlatan Ibrahimovic po vazhdon të jetë një brengosje për Milanin.

Gazeta sugjeron se nuk ka vend për alarm, por preokupimi rritet sepse gjendja e suedezit nuk po përmirësohet, terapia nuk po sjell frytet e parashikuara, transmeton lajmi.
Tani, stafi mjekësor i Milanit duhet të merr vendimin nëse do të duhet ndërhyrje në gjurin e Ibras apo jo.
Natyrisht, duhet të pritet për të parë nëse trajtimi nuk ka dhënë fryt, por në hipotezën më të keqe, ndërhyrja në gju do të jetë e paevitushme.