Dridhet Milan, Liverpool po ia ‘rrëmben’ nga duart yllin brazilian

14:33 | 05 Prill 2019

Milan është duke tentuar transferimin e yllit brazilian nga Everton, Richarlison.

21 vjeçari u bashkua me Evertonin nga Watford në verën e kaluar, dhe ka pasur një sezon të mirë duke shënuar 13 gola në 33 paraqitje për klubin.

Por tani Milan duhet të ngutet pasi edhe Liverpool ka hyrë në garë për brazilianin. Mediat në Angli raportojnë se Jurgen Klopp e ftoi përfaqësuesin e Richarlisonit, Renato Velasco në shtëpinë e tij në Merseyside.

Edhe pse natyra e takimit është e panjohur, pretendohet se Klopp po synon transferimin e brazilianit të ri në Liverpool, përcjell ORAinfo.

Nga ana tjetër, Milan në muajin mars nisi misionin për transferimin e tij në ‘San Siro’ dhe ende e sheh atë si një opsion për të forcuar krahët e tyre.

Por çmimi prej 60 milion euro i kërkuar nga Everton po del të jetë problem për Milanin.

Mbetet të shihet në afatin e verës se cili ekip do ta ketë në ekip yllin brazilian. /ORAinfo/

Komento: