Dridhet Milan, Pioli infektohet me COVID-19

11:55 | 14 Nëntor 2020

Trajneri i Milanit del pozitiv me Covid-19.

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli është pozitiv me Covid-19.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra e Milanit përmes një postimi në “Twitter”, ku thotë se trajneri i tyre është pozitiv edhe se seanca e sotme stërvitore do të anulohet.

“AC Milan njofton që Stefano Pioli ka dalë pozitiv pas një provë të shpejtë të kryer këtë mëngjes,” thuhet në deklaratën e klubit italian.

“Autoritetet shëndetësore janë informuar, dhe trajneri, i cili aktualisht nuk po tregon asnjë simptomë, ka shkuar në karantinë në shtëpi”, thuhet mes tjerash.

Komento: