Dridhët Milan, ylli i madh transferohet në Sevillë

08:45 | 23 Mars 2019

Lojtari spanjoll Samu Castillejo, është duke u përmirësuar në javët e fundit të Milan.

Castillejo ka startuar në dy nga katër ndeshjet e fundit të Milanit, ndërsa ai zëvendësoi mesfushorin brazilian Lucas Paqueta në humbjen e derbit në Inter.

Castillejo nënshkroi për Milan vetëm verën e kaluar, duke lëvizur për rreth 25 milionë euro, përcjell ORAinfo.

Pavarësisht kësaj, mediat në Spanjë raportojnë se Castillejo mund të largohet tashmë nga Milani. Kjo pasi për shërbimet e tij interes të madh ka shfaqur klubi spanjoll, Sevila.

Me kthimin e Monchi në klubin Andalusian si drejtor sportiv, kjo mund t’i bënte gjërat më konkrete.

Ish-drejtori i Romëve me sa duket është një tifoz i madh i bashkatdhetarit të tij në Milan. /ORAinfo/

Komento: