Dridhet Milani, Calhanoglu lë Rosonerët

11:20 | 16 Dhjetor 2020

Calhanoglu lë Milanin por jo Serie A.

AC Milan do të duhet të përballet me faktin që Hakan Calhanoglu do të largohet këtë janar ose verës si një futbollist i lirë pasi rinovimi vështirë se do të ndodhë për shkak të kërksesës së tij për një pagë të lartë.

Skuadra e ardhshme e turkut me shumë mundësi do të jetë ajo e Juventusit e cila ka shprehur interesim të madh për transferimin e tij.

Edhe Inter është në garë për shërbimet e tij mirëpo mundësitë financiare të Juventusit janë më të mëdha për atë arsye qëndron si favorite në këtë garë.

Edhe Manchester United kishte shfaqur interesim për shërbimet e tij mirëpo gjithçka duket se ka dështuar pasi Calhanoglu nuk do transferohet në Premier League.

Komento: