“Dridhet” Milani, United po ia rrëmben yllin e madh – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

“Dridhet” Milani, United po ia rrëmben yllin e madh

19:48 | 25 Dhjetor 2018

Gjatë ndeshjes së Milanit kundër Fiorentinës, vëzhguesit e Manchester United ishin të pranishëm në San Siro me qëllim të vëzhgimit të Davide Calabria i cili, megjithatë, luajti në mesfushë të shtunën përcjell ORAinfo.

Qëllimi i Devilëve të Kuq është të nënshkruajë një mbrojtës për sezonin e ardhshëm, lajm ky i bërë i ditur nga Tuttomercatoweb.com, ku Calabria është një nga lojtarët e synuar.

Objektivi kryesor për të zëvendësuar Matteo Darmian, i cili nuk do të rinovojë kontratën e tij në Old Trafford, është Milenkovic nga Fiorentina, i cili gjithashtu ishte i pranishëm në të njëjtën fushë gjatë fundjavës./ORAinfo/

Komento: