Pasi përjashtoi një lëvizje për Zlatan Ibrahimoviç, AC Milan mund ta kthejë vëmendjen e tyre te Marcus Rashford të Manchester United, raporton La Gazzetta dello Sport përcjell ORAinfo.
Drejtori teknik i Milanit, Leonardo tha në fundjavë se megjithëse klubi nuk do të kërkojë të sjellë Ibrahimovicin, ata ishin në kërkim për një sulmues dhe një mesfushor.
Rashford, i cili ka nisur vetëm gjysmën e lojërave në Premier League të këtij sezoni, ka dalë si kandidat, edhe pse Fabio Quagliarella i Sampdorias, jashtë kontratës në verë, konsiderohet si zgjedhja e numër një e Milanit ./ORAinfo/