Dridhet “Old Trafford”, United po e shet yllin 160 milionësh

23:44 | 04 Maj 2019

Manchester United është duke u përgatitur për një tjetër luftë për të mbajtur Paul Pogba, por do të dëgjojë një ofertë mbi £ 160 milionë për yllin e Francës, thotë Daily Mail.

Pogba dëshironte të largohej drejt Barcelonës verën e kaluar dhe këtë vit shpreson të bashkohet me Real Madridin, me gjigandët e Ligës të interesuar për mesfushorin,përcjell ORAinfo.

Por, ndërsa qëndrimi i United është se ata nuk do të shesin, personat e klubit pranojnë nëse Pogba dëshiron të shkojë, ata do të jenë të gatshëm të dëgjojnë oferta mbi 160 milionë./ORAinfo/

Komento: