“Dridhet” PSG, ja ku po transferohet Messi

20:35 | 17 Maj 2022

Është raportuar se Lionel Messi kërkohet në MLS nga Inter Miami, por a janë ata vërtet të vendosur për të rregulluar një marrëveshje të vitit 2023 për yllin e Paris Saint-Germain?

Messi nënshkroi një kontratë dyvjeçare me PSG-në verën e kaluar kur mbërriti në transfertë të lirë pas largimit të befasishëm nga Barcelona, përcjell ORAinfo.

34-vjeçari ka opsionin e një viti shtesë në Parc des Princes, por është sugjeruar se ai është i etur për të marrë një sfidë të re në Shtetet e Bashkuara kur të mbarojë marrëveshja e tij./ORAinfo/

Komento: