“Dridhet” Real Madrid, ja ku dëshiron të luajë Rodriguez

12:59 | 26 Gusht 2019

James Rodriguez, është ende duke u përpjekur të bindë Real Madridin që ta lë atë të bashkohej me Napoli.

Ndërkombëtari kolumbian filloi ndeshjen në barazimin 1-1 të Madridit me Real Valladolid në fundjavë, duke sugjeruar se shpresat e tij për të shkuar në Serinë A kanë mbaruar,përcjell ORAinfo.

Por sipas Il Mattino, agjenti i mesfushorit, Jorge Mendes do të takohet me Madridin të hënën për të provuar të detyrojë një lëvizje para se të mbyllet dritarja e transferimit javën e ardhshme./ORAinfo/

Komento: